Celebrities Showbiz

Cila dyshe ka qenë kryefjala e këtij edicioni të “Big Brother VIP”? Ja përgjigjet e sondazhit…

Të gjithë flasin për ta. Bëhet fjalë për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, pikërisht për ata që prej më shumë se 100 ditësh jetojnë në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Teksa dita-ditës po i afrohen gjithnjë e më shumë finales, banorët po i ndjejnë ethet që vijnë e shtohen.

“Big Brother VIP Albania” është një nga programet më të ndjekura të momentit. Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë fituar një numër të konsiderueshëm fansash, teksa gjatë ditëve të qëndrimit të tyre kanë shfaqur gjithnjë e më shumë nga vetja.

Dita-ditës po i afrohemi më shumë finales së madhe dhe gara sa vjen e bëhet edhe më e fortë. Debate, nominime, eleminime dhe emocione, të gjitha këto i kemi hasur brenda këtyre ditëve. Të gjithë biem dakord kur themi që personazhet brenda shtëpisë janë më të komentuarit jashtë. Disa persona më shumëe disa më pak…

Para pak ditësh ne në Top Albania Radio kemi ngritur një sondazh për të mësuar mendimin tuaj se cila dyshe ka qenë kryefjala e këtij edicioni të “Big Brother VIP”. Në mes të alternativave kanë qenë dyshja Fifi-Donald, Ilir-Einxhel dhe Sabiani-Ilir. Rezultatet kanë qenë të tilla: 86% janë përgjigjur se kryefjala e këtij edicioni ka qenë Fifi dhe Donaldi, 9% Ilir-Einxhel dhe si për habinë tonë, Sabiani dhe Iliri kanë marrë vetëm 6% të votimeve, edhe pse miqësia e tyre ka qenë ndër më të komentuarat.

Fifi dhe Donaldi kanë qenë dy miq të mirë, që edhe pse në fillim e nisën me këmbë të gabuar, gjatë qënfrimit aty brenda u kthyen në miq. Madje gjatë një surprize që do i bënte Monikës para pak kohësh, Fifi takoi dhe Donaldin shumë përzemërsisht dhe nuk ngurroi që ta mbështeste publikisht. Iliri dhe Einxhel janë gjithashtu një dyshe që e kanë nisur lojën dhe marrëdhënien mes tyre me debate shumë të forta, por që prej kohh tani shihen gjithnjë e më afër njëri-tjetrit dhe i kanë lënë pas krahëve të gjitha mëritë.

Nga ana tjetër Sabiani dhe Iliri dihet tashmë nga të gjithë se çfarë marrëdhënie të fortë krijuan brenda shtëpisë. Madje së fundmi Sabiani ka publikuar dhe një këngë lidhur me eksperiencën e tij në “Big Brother VIP” dhe p miqësinë me balerinin.

Pothuajse të njëjtat rezultate kanë qenë dhe ato në sondazhin e njëjtë të postuar në YouTube Community. 58% janë përgjigjur se kryefjala e këtij edicioni të “BBV” kanë qenë Fifi dhe Donaldi, 28% janë shprehur për Sabianin dhe Ilirin dhe 15% për Ilirin dhe Einxhel.