Big Brother Radio Celebrities Gossip Showbiz

Mamaja e Erjolës flet ekskluzivisht në TAR: “Juli edhe Egla janë të fortë…”

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. Të ftuara sot në “Big Brother Radio” ishin Kilda Hysenbegasi dhe Pamela Shqezi, të cilat bënë një analizë të detajuar mbi banorët dhe situatat e “BBV3”. Gjithashtu, në një lidhje telefonike, mamaja e Erjolës është shprehur:

Erjolës do i thoja që na ka bërë krenarë të gjihë familjen. I uroj finalen. Finalja është e padiskutueshme, e kam të garantuar. Por duam fitoren. Unë jam shumë e kënaqur. U bënë gati 4 muaj. Ne jemi çuditur sesi rri ajo 4 muaj e mbyllur.

Juli edhe Egla janë të fortë sipas meje.