Showbiz

David Bowie, artisti më argëtues i shekullit të ’20-të

Një sondazh i bërë nga uebsaiti i “BBC” ka shpallur këngëtarin legjendar David Bowie, artistin më argëtues të shekullit të kaluar.

Ai ka fituar nëpërmjet votave të publikut duke lënë pas artistë të tjerë të mëdhenj si; Marilyn Monroe, Billy Holiday dhe Charlie Chaplin.

Vlerësimi me titullin ‘ylli më i madh i shekullit të XX”, kishte edhe kategori të tjera si; shkencë, sport, arti dhe aktivizëm ku publikut i kërkohet të votojnë në sondazh të preferuarin e tyre.

Kujtojmë se David Bowie është ndarë nga jeta më 10 janar të vitit 2010 në shtëpinë e tij në New York.