Bota Botë e Çuditshme

Delet ndihmojnë arkeologët të ruajnë gërmadhat antike të Pompeit!

Një tufë delesh që kullosin po ndihmojnë arkeologët të ruajnë rrënojat e lashta të Pompeit, qyteti romak që “u varros” mes shtufit dhe hirit në shpërthimin katastrofik të malit Vezuv në vitin 79 pas Krishtit. Arkeologët kanë zbuluar vetëm rreth dy të tretat e zonës prej 66 hektarësh në Pompei që nga fillimi i gërmimeve, 250 vjet më parë.

Ruajtja e pjesëve të paeksploruara të qytetit antik kundër erozionit nga fenomenet natyrore dhe koha është një prioritet për ata që e menaxhojnë sitin arkeologjik. Gabriel Zuchtriegel, drejtor i Parkut Arkeologjik të Pompeit:

Nëse bari dhe bimë të tjera rriten brenda ose mbi muret e shtëpive të lashta, ky është një problem. Kështu që ne përpiqemi të ndërmarrim veprime të qëndrueshme ndaj të gjithë mjedisit, që të shmangim përdorimin e substancave. Po ashtu, të shmangim rritjen e bimëve mure e rrënoja.

Një tufë prej 150 delesh është vendosur në Regio V, një pjesë veriore e qytetit, ku kodrat me bar janë të mbushura me gërmadha të shtëpive dhe dyqaneve antike.

Regio V ende mbetet jashtë kufijve për miliona vizitorë që vijnë në Pompei çdo vit, por si pjesë e përpjekjeve të tij të ruajtjes, parku arkeologjik ka nisur vitet e fundit gërmime të reja në vend.

Ndër zbulimet e habitshme që nga viti 2018 janë afresket, një dyqan ushqimesh e mbetjet skeletore të njerëzve të vrarë në shpërthim. Zuchtriegel thotë se nisma me delet nuk kontribuon në përpjekjet për reduktimin e emetimeve të dioksidit të karbonit, por ndihmon në kursimin e parave e ruajtjen e peizazhit.

Eshtë gjithashtu diçka që vërtet jep një ide se si ishte Pompei në kohën kur u rizbulua. Ishin pyje, vreshta, dele. Ky ishte një lloj mjedisi rural e në këtë mes kishe Pompein.