Celebrities Gossip Music Showbiz

DJ Tiësto tërhiqet nga performanca në “Super Bowl”!

DJ i famshëm holandez dhe producenti, Tiësto, njoftoi se nuk do të jetë pjesë e performancës së shumëpritur në Super Bowl të kësaj fundjave. “Unë dhe ekipi im kemi qenë duke përgatitur diçka vërtet të veçantë për muaj me radhë, por një emergjencë personale familjare më detyron të kthehem në shtëpi”,=shkroi Tiësto në Instagram/

“Ishte një vendim i vështirë për të mos marrë pjesë, por familja gjithmonë vjen e para. Faleminderit NFL për bashkëpunimin dhe mezi pres të punoj me ta për të sjellë diçka të mahnitshme së bashku në të ardhmen”,=tha ai. Në një intervistë të publikuar më herët, DJ tha se ishte shumë i emocionuar për të interpretuar në ngjarjen spektakolare sportive.

Ndërkaq, një zëdhënës për NFL tha për CNN se ata janë duke punuar në gjetjen një DJ zëvendësues. Artistët muzikorë të tjerë të parashikuar për lojën e madhe të së dielës në Las Vegas përfshijnë Usher si interpretues gjatë shfaqjes ‘half-time’, së bashku me paraqitjet para ndeshjes nga Andra Day, Post Malone dhe Reba McEntire.