Celebrities Gossip Showbiz

DJ Tiësto së shpejti baba për herë të dytë!

Producenti holandez i muzikës, DJ Tiësto do të bëhet sërish baba. 53 vjeçari e dha këtë lajm të bukur në rrjetin e tij social Instagram. Tiësto dhe bashkëshortja Annika Backes ndërkaq janë prindër të vajzës 16-muajshe, Viola Margreet.

Tiësto, emri i vërtetë i të cilit është Tijs Michiel Verwest, ndau lajmin emocionues në Instagram teksa postoi fotot me gjysmën e tij në ceremoninë e 64-të vjetore të çmimeve “Grammy” ku Backes zbuloi barkun e rrumbullakosur në tapetin e kuq. Në një foto, DJ shihet teksa puth barkun e partneres së tij e teksa shkruan se:

Do të kem një tjetër fëmijë me dashurinë e jetës sime.

Backes ndau të njëjtat foto në rrjetin e saj social Instagram, ku njoftoi gjithashtu se çifti është në pritje të një djali.

Dyshja e cila u martua në shtator 2019, prezantoi për herë të parë vajzën Viola në nëntor 2020. Rikujtojmë, se Tiësto dhe gruaja e tij u takuan në restorantin Catch në New York në vitin 2015 dhe u fejuan në vitin 2018 gjatë festës së Falenderimeve. Backes kujton se:

Ne filluam të dilnim për dy muajt e ardhshëm dhe kur Coachella erdhi, vendosëm një ditë më parë të shkonim së bashku. Ne e kaluam fundjavën duke vrapuar rreth festivalit dhe duke kaluar kohën më të mirë, vetëm ne të dy. Nuk u lodhëm me njëri-tjetrin për asnjë sekondë, madje fluturuam përsëri në New York dhe ende nuk donim të largoheshim nga njëri-tjetri.

Ylli i muzikës, sjellim në vëmendje se është një nga DJ më të paguar në botë.