Showbiz

DJ me famë botërore bëhet baba për herë të parë

DJ më i famshëm në botë, Tiësto dhe partnerja e tij, modelja Annika Backes janë bërë prindër për herë të parë. 51-vjeçari dhe bashkëshortja e tij 24-vjeç, mirëpritën vogëlushen e tyre.

Çifti, bëri me dije se vajzën e kanë quajtur Viola Margree. Ndër të tjera në foton e postuar në Instagram me vogëlushen e tij, Tiësto shkroi: “Përshëndesni vajzën time, Viola Margreet Verwest. Ajo më bëri të provojë ndjenja që kurrë nuk i kisha përjetuar. Dhe nëna e saj @annikaverwest është një kampione e vërtetë. Si mund të dukesh kaq bukur kur sapo ke lindur?!

Ndërkohë, Annika nga ana tjetër publikoi një tjetër foto në Instagramin e saj me foshnjën në krah, e cila shkruan: “Ndjenja më e mirë në botë.  Të dua shumë Viola Verwest”.

Rikujtojmë, se Tiësto dhe Annika u njohën për herë të parë në një restorant, në New York City në vitin 2015. Ata u martuan në vitin 2019, në një ceremoni aspak të zakontë në mes të shkretëtirës së Utah. Ylli i muzikës, është një nga DJ më të paguar në botë.