Celebrities Music Showbiz

“Apokalipsi” erdhi, Ava Max publikon bashkëpunimin e rradhës muzikor me DJ Tiësto!

Ava Max është një nga këngëtaret më të famshme dhe më të talentuara dhe kjo gjë është dëshmuar prej vitesh tanimë. Ajo ka arritur suksese të mëdha dhe numëron shumë hite që kanë bërë për vete miliona fansa në të gjithë botën.

Së fundmi artistja me origjinë shqiptare ka publikuar projektin e saj më të fundit muzikor në bashkëpunim me Dj Tiësto. Kënga e re quhet “The Motto” dhe bukuroshja e ka publikuar vetë videon e këngës në rrjetin e saj social Instagram. Ne ju ftojmë ta shijoni!

Vlen të theksojmë se Tiësto është një nga DJ-të më të njohur ndërkombëtarë. Kjo nuk është hera e parë që ai bashkëpunon me një këngëtare shqiptare. Më herët ai ka realizuar një bashkëpunim me Rita Orën dhe Jonas Blue, të quajtur “Ritual” e që numëron mbi 145 milion klikime.

Sa i përket Ava-s, para se të bëhej e famshme, ajo ka qenë një njeri i thjeshtë si gjithë të tjerët duke u përpjekur të bëjë një punë normale në Amerikë. Ajo e dinte se gjithmonë kishte dashur të bëhej këngëtare. Por ajo u ndikua nga zërat e jashtëm, të cilët e bindën atë se të bëhej një yll popi ishte një shans “një në një miliard”.

Max ka treguar gjithashtu se nëna e saj duhej të hiqte dorë nga ëndrra sepse ajo ishte një emigrante dhe nuk kishte para dhe nuk e dinte gjuhën shumë mirë.