Aktualitet

Do të udhëtoni drejt Italisë? Njihuni me rregullat deri më 25 tetor!

Bazuar në dekretin më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në Itali,  Shqipëria vazhdon të mbetet në vendet e listës D.

Nga sot e deri më 25 tetor 2021, çdo qytetar që udhëton drejt vendit fqinj duhet të paraqesë: certifikatën e gjelbër COVID-19, që vërteton vaksinimin e plotë ose një certifikatë të ngjashme të lëshuar nga autoritetet kompetente shëndetësore vendase që deklaron përfundimin e vaksinimit.

Certifikata mund të jetë në formë dixhitale ose e printuar.

Shteti italian njeh vaksinat e autorizuara nga EMA: Pfizer Biotech, Moderna, AstraZeneca, Jonhson&Johnson ndërsa në vendin tonë përdoren nga ky grup, Pfizer e AstraZeneca.

Po ashtu mund të paraqitet test molekular PCR ose antigjenik, kryer brenda 72 orëve para nisjes; formulari PLF.

Në rast së mospasjes së dokumentave të mësipërme, është e detyrueshme një periudhë vetëizolimi prej 5 ditësh në Itali, në adresën e treguar në Formularin e Deklarimit të Pasagjerit (PLF) dhe duhet të kryeni test në fund të periudhës 5 ditore.

Nuk kërkohet një motiv për udhëtimin, si nevoja për punë ose studim, arsye shëndetësore, urgjencë absolute, kthim në shtëpi. Fëmijët nën moshën 6 vjeç përjashtohen nga testimi molekular ose antigjen.