Celebrities Gossip Showbiz

Don Xhoni reagon lidhur me situatën e tensionuar në veri të Kosovës!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit. E dashamirësit e muzikës së tij janë padyshim në pritje të projekteve të reja muzikore që Xhonatani do të lansojë.

Nga Xhonatani është vënë re se sa shumë e do ai Kosovën dhe vendlindjen e tij Drenicën, pasi na ka treguar gjithmonë se sa krenar është për prejardhjen e tij dhe duke e përmendur gjithmonë në tekstet e këngëve të tij. Ditën e djeshme disa protesta kanë ndodhur në veri të Kosovës, ku janë vendosur barrikada nga serbët lidhur me kundërshtimin e vendimit që hyri në fuqi për pajisjen me fletëdeklarim dhe zëvendësim të targave me ato të republikës së Kosovës. Lidhur me këtë ngjarje nuk mund të mungonte reagimi i reperit, ku ka postuar një foto të ushtrisë së Kosovës dhe shkruan:

Zot shtëpie këtu ka pasur që nga ekzistenca

Padyshim që një artist si ai nuk mund t’i mungonte sezonit të nxehtë veror dhe pikërisht këtë na ka paralajmëruar reperi. Së fundmi Don Xhoni ka publikuar këngën e re, e cila titullohet ‘Katile’ dhe surpriza e madhe ishte pikërisht modelja protagoniste në klipin e këngës, e cila është bukuroshja Megi Pojani. Ky projekt muzikor është pëlqyer shumë nga ndjekësit, dhe vetëm brenda 3 javësh ka arritur 23 milion klikime në platformën YouTube.