Kylie Minogue i ka dhënë fund lidhjes me Paul Solomons pas pesë vitesh së bashku. 54-vjeçarja thuhet se i ka ndarë rrugët me ish-drejtorin kreativ britanik të revistës “GQ” pasi ata u përpoqën të mbanin një lidhje në distancë. Australiania u kthye në shtëpinë e saj në periferinë lindore të Melburnit pas dekadash të tëra jete në Britani të Madhe, ndërsa i dashuri i saj ka qëndruar në kryeqytetin britanik.
Dhe ndërsa dukej se po luftonin me diferencën kohore prej 11 orësh, një burim tha për ‘The Sun’:
Kylie dhe Paul me të vërtetë u përpoqën t’i bënin gjërat të funksiononin, por distanca ishte ‘vrasëse’. Paul nuk mund të shkonte në Melburn për një fundjavë sa herë që gjërat tensionoheshin.
![](https://i.dailymail.co.uk/1s/2021/10/15/23/49235237-0-image-a-65_1634338275242.jpg)
Megjithatë, dyshja thuhet se kanë mbetur miq pas ndarjes së tyre. Kylie dhe Paul u takuan për herë të parë në shkurt 2018 pasi u prezantuan nga miqtë e përbashkët, duke u bërë publike me romancën e tyre disa muaj më vonë. Ata mendohej se u fejuan në vitin 2021.
![](https://goss.ie/wp-content/uploads/2021/02/IMG_8125.jpg)
Kylie kaloi 30 vjet duke jetuar dhe punuar në Mbretërinë e Bashkuar, përpara se të konfirmonte në vitin 2021 se do të kthehej në Australi. Çifti u detyrua të kalonte nëntë muaj të ndarë gjatë pandemisë COVID-19, por arriti ta mbante të ndezur romancën pavarësisht distancës së gjatë dhe u ribashkuan më pas. Paul dhe Kylie u panë për herë të fundit në maj 2022 teksa morën pjesë në premierën e “ABBA Voyage” në Londër.