Showbiz

E çuditshme! Gwyneth Paltrow konsideron ish bashkëshortin si vëlla!

Ndërkohë që këngëtari i “Coldplay”, Chris Martin përflitet për një lidhje të re më aktoren Dakota Johnson, ish bashkëshortja flet ‘live’ për marrëdhënien e tyre të çuditshme.

E ftuar në emisionin “The Late Show with Stephen Colbert” aktorja e famshme Gwyneth Paltrow ka treguar se e konsideron Chris Martin si vëlla.

Ata patën një divorc shumë të vështirë që zgjati dy vite ndërsa tani që çdo gjë ka përfunduar dhe dy artistët kanë një marrëdhënie ndryshe me njëri-tjetrin. Kur 45-vjeçarja u shpreh se ish-in e saj e ka si vëlla e gjithë salla është shtangur ndërkohë që moderatori ka treguar se kjo është gjëja më e çuditshme që ka dëgjuar ndonjëherë.

Ndonëse divorci ishte një ferr i vërtetë ish çifti donin të siguroheshin që fëmijët e tyre mos ta ndjenin këtë përçarje. Tani që ata janë si motër e vëlla shkojnë shumë më mirë sesa të martuar, flasim me njëri-tjetrin për çdo gjë dhe janë miq shumë të mirë.