Celebrities Showbiz

E shara e saj e preferuar në shqip?! Dua Lipa e thotë troç gjatë intervistës!

Dua Lipa, këngëtarja me famë botërore dhe prejardhje shqiptare, u bë pjesë e një skeçi në emisionin “Late Night” me Seth Meyers ku ajo habiti dhe argëtoi audiencën me zbulimin e një shprehje specifike në gjuhën shqipe. Gjatë lojës “Day Drinking” të emisionit, ku të ftuarit dhe Meyers pinë dhe bëjnë lojra, Dua u pyet të ndante një të sharë  në gjuhën e saj.

Ajo, pa hezituar, zgjodhi shprehjen “Ta q****a nonën” dhe ia përktheu Meyersit në anglisht si “F*ck your mother”. Ndërsa të dy shpërthenin në të qeshura, Meyers provoi të përsërisë shprehjen disa herë, duke u drejtuar nga kamera dhe duke bëtë që në studio të dëgjoheshin të qeshura.

Mes përgatitjeve të koktejleve dhe bisedave, ylli diskutoi për projektin e saj muzikor më të fundit, këngën “Houdini”. “Late Night” ka mirëpritur shumë yje në rubrikën e pijes, përfshirë emra si Lizzo, Rihanna, Kelly Clarkson, Lorde, Post Malone dhe madje edhe nënën e Seth Meyers-it.

Rikujtojmë se, ylli i muzikës pop së fundmi ka zbuluar numrin e saj të telefonit me anë të një postimi në InstaStory. Këngëtarja e ka publikuar bashkë me mbishkrimin “më shkruaj”. Numri i saj është +1 (917) 810-3415. Mesa duket Dua e ka bërë këtë që komunikojë me fansat dhe adhuruesit e saj.

Ndërkaq, vetëm dy ditë pas raportimeve se i ka dhënë fund lidhjes me regjisorin Romain Gavras, Dua Lipa po përflitet për një lidhje të re. Fansat mendojnë se këngëtarja ka nisur një romancë me këngëtarin dhe tekstshkruesin Omar Apollo. Shkak janë bërë disa foto të dyshes duke u larguar bashkë nga after-party i Balenciaga. Në foto ata shfaqen në makinë dhe duken tejet të qeshur.