Celebrities Gossip Showbiz

Edhe Ledri Vula nuk e kurseu një ‘thumb’ për kolegët e tij!

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Teksa sezoni veror dihet se është shumë i ngarkuar me koncerte për këngëtarët edhe për një artist si Ledri, të tilla aktivitete kanë qenë të shumta.

E padyshim vitet e shumta në karrierë e koncertet, kanë bërë që dhe të ardhurat e reperit të jenë të shumta. Para disa minutash, Ledri ka ndarë me ne një foto ku shfaqet duke firmosur një dokumentacion pasi ka blerë një pronë të tijën. E krahas këtij lajmi, artisti nuk e kurseu një ‘thumb’ për kolegët e tij, lidhur me një temë që nuk diskutohet pak në ‘showbiz-in’ tonë.

Dikush blen klikime, dikush gjëra të tjera

Sara Hoxha u njoh fillimisht në publik si partnerja e reperit shumë të njohur dhe të pëlqyer Ledri Vula. Mirëpo, bukuroshja arriti të fitojë zemrat e ndjekësve menjëherë sapo u bë një figurë më e njohur duke u shquar për sipërmarrjen e saj. Duke ja nisur me thjeshtësinë e saj dhe postimet ‘funny’ në rrjete sociale, Sara ka arritur të fitojë mbi 400 mijë ndjekës në Instagram.

Në të kaluarën, të gjithë janë në dijeni se ka pasur një lidhje dashurie mes Ledrit dhe këngëtares së njohur Dua Lipa. Kjo nuk ka përbërë aspak problem nga ana e partneres së artistit, që madje edhe janë takuar së bashku. E mbrëmjen e djeshme Sara ka treguar edhe një herë se është një fanse e madhe e Dua-s.