Celebrities Gossip Showbiz

Eni Koçi ndan me ne pamje nga festa e ‘babyshower’!

Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë një ndër çiftet më simpatike të showbiz-it. Para disa ditësh ata deklaruan se i kanë dhënë fund beqarisë dhe jo së fundmi por që në vitin 2019. Çifti, të cilët janë prej disa vitesh e kanë mbajtur të fshehtë, por e publikuan lajmin me anë të një fotoje të postuar në Instagram, ku Eni shfaqet me fustanin e bardhë të nusërisë, ndërsa Genci me kostum të zi.

Dhe surpriza nuk mbaroi me kaq. Çifti simpatik i këngëtarëve, zbuluan gjithashtu se do të bëhen prindër për herë të parë përmes videoklipit të këngës së tyre të re të titulluar “Ama”. E ditën e djeshme dyshja kanë organizuar ‘babyshower-in’ e bebes dhe njëkohësisht Eni ka festuar dhe ditëlindjen e saj. Këngëtarja ka ndarë me ne disa nga momentet më të bukura nga atmosfera festive.

E teksa jemi afë verës, padyshim që të paturit një trup të nxirë nga dielli është dëshira e të gjithëve. Me anë të një video në Instastory, Eni zbuloi ‘pakënaqësinë’ e saj që tregon lëkurën e saj të bardhë dhe nga ana tjetër Gencin, i cili është i skuqur nga rrezet e diellit.

Ndërkaq, edhe pse nuk ka qenë aktive në muzikë, Eni herë pas here përpiqet t’i mbajë ndjekësit e saj të informuar me postime nga jeta e saj private ku shpesh publikon edhe me partnerin e saj, Gencin.