Tech

Facebook ndryshon logon!

Së fundmi, Facebook ka marrë një logo të rifreskuar. Në thelb logoja është saktësisht e njëjtë me atë të fundit, vetëm se ngjyra blu është më e errët dhe shkronja e vogël “f” ka disa ndryshime delikate.

“Synimi ynë ishte të krijonim një dizajn të rifreskuar të logos së Facebook-ut që të ishte më e guximshme dhe e përjetshme”,-ka shkruar Meta në një postim. Rikujtojmë, se Meta tha së fundmi se do të ndërpresë funksionin “Facebook News” në aplikacionin e Facebookut në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Gjermani, më vonë këtë vit. Sidoqoftë, përdoruesve do t’u shfaqen linqet e artikujve të lajmeve dhe mediet evropiane do të kenë qasje në llogaritë dhe faqet e tyre në Facebook pasi ndryshimi të zbatohet në dhjetor.

Ndërkaq, Meta po konsideron një version me pagesë të Instagram-it dhe Facebook-ut që do të lançohet në Bashkimin Evropian. Versioni me pagesë i Instagram dhe Facebook nuk do të jetë i detyrueshëm, por opsional. Do të jetë një opsion për të zgjedhur përdorimin e rrjeteve sociale pa parë reklama në Feed. Përdoruesit nuk do të kenë reklama që bazohen në profilizimin dhe që i bëjnë të fitojnë rrjetet sociale dhe kompanitë që u drejtohen atyre për të arritur audiencën.