Celebrities Gossip Showbiz

“Fëmijës tim të preferuar…”, Aurela Hoxha habit me urimin për të birin!

Para dy vitesh, Aurela Hoxha zbuloi se ishte bërë mama para dy vitesh pasi kishte lindur duke fshehur kështu shtatzaninë e saj dhe këtë duket se e ka bërë për të dytën herë. Vetëm pak muaj më parë me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram ka ndarë me ne disa foto ku shfaqet me bebushen e saj në krah ku krahas ka shkruar: “Motra e Alaronit”.

Aurela është gjithmonë private për jetën e saj private, por në ditëlindjen e të birit nuk mund të mos bënte dot një urim, ku madje na zbuloi se mes djalit dhe vajzës, i biri është fëmija i saj i preferuar.

Gëzuar ditëlindjen fëmijës tim të preferuar! (Shhh, mos i trego Luna/Ea’s. Te duaaa jeta ime, falenderoj Zotin ç’do dite qe te solli ne jeten time, ti i jep kuptim ! Te duaaaaa, te duaaaam! Frym! ??

 

Ende nuk e kemi parë partnerin e blogeres, pasi ajo ka zgjedhur që ta mbajë atë shumë diskret. Në këtë mënyrë bukuroshja ka shtuar kuriozitetin se kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën dhe të gjithë janë ‘sy e veshë’ për të zbuluar se cili është ai.

Vetëm disa ditä më parë, modelja seksi më në fund ndau një video në rrjete sociale, por nuk zgjodhi të na zbulojë asgjë më shumë vetëm krahun e tij, teksa ecin së bashku. Edhe pse nuk mund të identifikojmë diçka nga ky postim, të paktën Aurela ‘theu akullin’.