Showbiz

Fituesja e çmimit “Oscar” drejt altarit

Emma Stone është fejuar dhe të gjithë fansat i kanë dërguar qindra kompimente në rrjetet sociale.

Fituesja e çmimit “Oscar” do të ecë drejt altarit së shpejti për të lidhur kurorë me partnerin e saj Dave McCary me të cilin ka 2 vite e lidhur.

Ishte pikërisht ky i fundit i cili bëri të ditur lajmin e gëzueshëm nëpërmjet një fotoje në Instagram ku shfaqet pranë aktores. Kjo e fundit ka drejtuar nga kamera unazën e saj prej diamanti ku nënkupton se i ka thënë ‘po’ propozimit të Dave për martesë.

Emma dhe Dave janë parë për herë të parë së bashku në vitin 2017 gjatë një shëtitjeje në New York.