Celebrities Gossip Showbiz

Fjalët më të ëmbla për ditën e sotme, Ermal Fejzullahu ia dedikon një personi shumë të shtrenjtë për të!

Ermal Fejzullahu është një nga këngëtarët më të njohur të showbiz-it dhe edhe pse prej shumë vitesh pjesë e tregut muzikor ai vazhdon të dëgjohet njësoj si ditën e parë. Sot për këngëtarin është një ditë shumë e lumtur, pasi një person shumë i shtrenjtë për të sot feston ditëlindjen. Bëhet fjalë pikërisht për vajzën e tij, Buna dhe si një baba i mrekullueshëm dhe mbi të gjitha artist ka zgjedhur ta urojë publikisht.

Urime Buna, zemra e babit u bëfsh 100 me të gjitha të mirat e botës, të do babi shumë!

Së bashku me bashkëshorten e tij, Ariana janë një ndër çiftet më të bukur të showbizit shqiptar të cilët shpeshherë bëhen kryefjala e portaleve për familjen e tyre të bukur. Dyshja janë prindër të katër engjëjve, Arti, Buna, Era dhe Ana.

Shpesh i shohim artistët që reklamojnë një jetë luksoze në rrjete sociale dhe ‘përkëdhelin’ veten me dhurata të ndryshme e kështu ka bërë dhe Ermali, i cili na ka zbuluar surprizën më të veçantë që i ka bërë vetes dhe është pikërisht një automjet i tipit ‘Range Rover’.