Celebrities Gossip Showbiz

Urimin më të ëmbël për ditëlindje, Klea Huta padyshim e mori nga Elgit Doda!

Më 4 qershor, Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzuan dashurinë e tyre disa vjeçare në martesë. Ata i dhanë betimet njëri-tjetrit në altar, mes lotësh dhe shumë emocionesh, para punonjëses së bashkisë. Fjalët e tyre emocionuan jo vetëm të ftuarit, por gjithashtu dhe çifti u pa me lot në sy teksa shprehën për njëri tjetrin fjalët më të bukura.

E teksa ditën e sotme, Klea feston ditëlindjen padyshim që urimin më të ëmbël publik ia dedikoi partneri i saj i zemrës.

Gëzuar ditën e lindjes shpirt. Gëzuar për familjen tonë, gëzuar për çdo sukses së bashku sot e gjithmonë. Të dua! 

E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana” ka qenë Klea Huta. Ajo na tregoi më shumë detaje nga dasma e saj, emocionet e përjetuara, por dhe këngën që i dedikoi Elgitit.

I ftuar në emisionin e Donaldit dhe Romeos, “Më lër të flas”, Elgiti ka zbuluar arsyen se përse nuk do ta mbajë unazën në gisht dhe për këtë ka një arsye mjaft të veçantë.