Gossip Showbiz

Flaka Krelani “prek” çdo herë e më shumë ëndrrën e saj amerikane…

Këngëtarja e njohur shqiptare, Flaka Krelani, prej disa kohësh është zhvendosur në SHBA. Artistja me zërin e veçantë ka shkuar atje për të ndjekur ëndrrën amerikane. Krelani së fundmi ka surprizuar të gjithë ndjekësit e saj teksa ka pozuar për kopertinën e një reviste njujorkeze, të quajtur “Surreal”.

Ajo shihej e veshur tepër sensuale në të zeza, me një stil ndryshe nga Flaka që jemi mësuar të shohim.

Rikujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Krelani pozon për një revistë të famshme. Herën e kaluar ajo ka qenë në kopertinën e një reviste të quajtur “My New York”.

Flaka mesa duket është në hapat e duhur të karrierës dhe nuk mund të mos jetë më e lumtur se kaq!

 

Ndërkaq, ende nuk thuhet asgjë sa i përket projekteve të saj muzikore. Megjithatë mendojmë që Flaka me ikjen në Amerikë ka rezervuar shumë surpriza për ne. Na mbetet vetëm t’i shohim sukseset e saj dhe t’i shijojmë ato!