Auto & Moto

Gati më shumë se kurrë, Mercedes përgatit fabrikat për të prodhuar automjete elektrike!

Së fundmi Mercedes-Benz po rregullon rrjetin e tij të fabrikave për të prodhuar një gamë të re automjetesh elektrike luksoze derisa përgatitet të kalojnë në versionin elektrik deri në fund të dekadës. Sipas medieve të huaja, Mercedes synon të përgjysmojë emetimet e CO2 për makinë pasagjerësh gjatë ciklit jetësor deri në fund të kësaj dekade në krahasim me vitin 2020.

Joerg Burzer, anëtar i bordit për prodhimin dhe zinxhirin e furnizimit, duke shtuar se struktura e re pasoi bisedimet midis menaxherëve dhe përfaqësuesve të punëtorëve tha se:

Ne jemi gati për shkallëzimin e shpejtë të vëllimeve të automjeteve elektrike. Fabrikat në Sindelfingen, Bremen, Rastatt të gjitha në Gjermani dhe Kecskemet, në Hungari, do të fillojnë prodhimin e modeleve të reja në segmentet kryesore të luksit, luksit bazë dhe luksit hyrës nga mesi i dekadës. Sistemet e baterive do të furnizohen nga një rrjet prodhimi me fabrika në tre kontinente. Prodhimi lokal i sistemeve të baterive është një faktor kyç suksesi për ngritjen elektrike të Mercedes-Benz dhe një komponent vendimtar për të qenë në gjendje të përmbushë kërkesën globale për automjete elektrike në mënyrë fleksibël dhe efikase.

Së fundmi, rikujtojmë se Mercedes-Benz u ka bërë thirrje 1 milion klientëve të vet, në të gjithë botën, që të rikthejnë makinat, për shkak të një problemi të mundshëm me sistemin e frenave. Kompania gjermane tha se do të kontaktojë me të gjithë pronarët e makinave, frenat e të cilave mund të jenë të konsumuara. Problemi prek saktësisht 993 407 makina, mes të cilave gati 300 mijë në SHBA dhe 70 mijë në Gjermani.

Sipas Mercedes, makinat e përfshira në listë janë të viteve të prodhimit 2004-2015, nga modelet ML, GL dhe R-Class. Ndërkaq, blerësit e Mercedes-Benz në mbarë botën së shpejti do të kenë transmisionet automatike si opsionin e tyre të vetëm, pra me pak fjalë nuk do të ekzistojnë më ato manuale. Sipas një raporti nga botimi gjerman Automobilwoche, Mercedes-Benz do të heqë gradualisht prodhimin e automjeteve me transmision manual nga viti 2023.