Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Auto & Moto

Gëzuar ditëlindjen, ”Jeep” mbush 80 vjeç

80 vjet më parë kompania “Willys-Overland Co” dhe Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së nënshkruan marrëveshje për nisjen e prodhimit të automjetit të parë ushtarak ”Jeep”, pa menduar se kjo markë do të gjente lulëzimin në të gjithë botën dhe jashtë kazermave ushtarake.

Me një gamë të veturave rrugore që vazhdon të zgjerohet, falë gjithashtu një komuniteti global të klientëve dhe entuziastëve besnikë dhe përdorimit të teknologjisë, ”Jeep” ka hapësirë të konsiderueshme në treg.

“Ne po festojmë 80-vjetorin tonë duke vazhduar të përparojmë. Jemi duke zgjeruar portofolin tonë në segmente të reja, siç është rasti me ‘Grand Cherokee’, ‘Wagoneer’ dhe ‘Grand Wagoneer’. Hapi tjetër është prezantimi i ‘Jeep Grand Cherokee Phev’, i cili do të pajiset për herë të parë me teknologjinë hibride plug-in 4xe”, theksoi Christian Meunier, shef i kompanisë ”Jeep”.

”Ne jemi plotësisht të përkushtuar për një vizion të emisioneve zero të në të ardhmen. Brenda vitit 2025 ne do të ofrojmë një ‘Jeep’ 4xe elektrik me emision zero në çdo segment të SUV-it”.