Aktualitet Fol

Gjyqtari Adriatik Bocaj: “Kemi patur raste ku deputetë kanë ushtruar dhunë në familje”!

Ligji është ashpërsuar dhe e dënon vrasjen në familje deri me burg të përjetshëm, dhe ku shërbimet e specializuara në nivel vendor duhet të ofrojnë ndihmë për të mbijetuarat, ka ende sfida të pa përmbushura. Një ndër to, punësimi i grave. Gjyqtari Adriatik Bocaj, i cili ka shpallur qindra urdhra mbrojtjeje, ka dhënë statistika në podcast-in “Fol me Anila Hoxhën” këtë të shtunë në Top Albania Radio.

Përgjatë vitit 611 persona u arrestuan për dhunë në familje. Nga 2010 raportohet se u vranë 159 gra. Albana mund të kishte qenë një prej tyre sa kohë Prokuroria e Tiranës e akuzon të shoqin “për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare të mbetur në tentativë”. Përballë fushatave ndërgjegjësuese dhe 16 ditëve “të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”, pyetja që nuk do përgjigjje është vetdijësimi në rritje për të mos heshtur e për të kërkuar ndihmë duke nisur nga linja e këshillimit pa pagesë 116-117. Por kur ligji është ashpërsuar dhe e dënon vrasjen në familje deri në burg të përjetshëm, kur shërbimet e specializuara në nivel vendor duhet të ofrojnë ndihmë për të mbijetuarat, ka ende sfida të papërmbushura. Një ndër to punësimi i grave. Ne jemi me gjyqtarin Adriatik Bocaj që ka shpallur qindra urdhëra mbrojtjeje dhe 30 vjet në gjyqësor janë mjaftueshëm për të thënë se ku dështuam, ku ja dolëm, cila është hallka më e dobët dhe çfarë duhet ndryshuar tek koordinatori lokal. Si fillim cili është potreti i një dhunuesi?

Adriatik Bocaj: Përshëndetje, dhuna në familje ka të bëjë me këtë që nuk varet se nga vjen, kush je, çfarë arsimi ke, çfarë statusi ke, ke lekë, s’ke lekë, i varfër, e të gjithë me radhë. Dhuna në familje ekziston aty. Është ndërmjet dy njerëzve, ndërmjet prindërve – fëmijëve, burrit – gruas e të gjitha. Kemi patur raste të deputetëve në Parlament kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortëve të tyre. Në këto raste ne flasim pa emra. Emrat ekzistojnë në gjykatë, janë vendimet që janë të pasqyruar. Në momentin që është dhënë urdhëri i mbrojtjes ka qenë deputet i Parlamentit të Shqipërisë. Mënyra e sjelljes më bëri që në një rast tha “jam deputet” dhe i thashë edhe pastaj se je deputet. Ligji është i barabatë për të gjithë. Nëse vërtetohet se ti ke ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes do të zbatohet ligji si për të gjithë të tjerët. Dhe de Facto urdhëri i menjëhershëm brenda 24 orëve u dha, u largua nga shtëpia mos të afrohej e të gjitha. Por çudi më të madhe në seancën e vërtetimit ne i kuptojmë se çfarë ndodhi, gruaja vjen dhe kërkoi të mos miratohet urdhëri i menjëhershëm i mbrojtjes “sepse ne jemi të rregulluar. Nuk ka më dhunë e të gjitha”.

Anila Hoxha: Pra deputetët kanë imunitet dhe kur ushtrojnë dhunë në familje?

Adriatik Bocaj: Ky ligj kalon përtej asaj që ne e quajmë imunitet. Ne nuk marrim parasysh ke imunitet apo jo. Nuk e përjashton ligji. Në rastet kur ska dëshmitarë, kur ska prova të tjera, atehërë unë ndjek një praktikë atë të kqyrjes së jashtme të viktimës, e jep urdhërin e mbrojtjes edhe me bindjen e vet edhe nqs prova të dukshme nuk ka, por nga shpjegimet e palëve dhe nga mënyra sesi flasin dhe acarohen në seancë gjyqësore krijon atë bindje se ka dhunë dhe ne e japim.  

Për këtë vit morën urdhër të menjëhershëm nga policia 2327 gra, që sipas ligjit i pajis të dhunuarat me një mbrojtje të tillë derisa çështja të përfundojë në gjykatën civile. Por ndërkohë që ju gjyqtarët jepni vendime që më pas sjellin përfshirjen në mekanizëm të të dhunuarës, në gjykimin penal gratë tërhiqen. Pse nuk ndodh kjo?

Adriatik Bocaj: Gratë zakonisht, por edhe fëmijët por gratë janë të lidhura nga ana ekonomike nga të ardhurat që realizon burri dhe ky është ndër shkaqet përse tërhiqen, në rastin kur ka dhunë. Ose kemi raste të tjera që stimulojnë për shkak të mungesës së të ardhurave për të përfituar të ardhura dhe për të përfituar të ardhurat që Bashkia e Tiranës   ka vendosur në dispozicion 90 mijë lekë të vjetra për person. Zakonisht kjo është e pjesës vulnerabël. Pjesa vulnerabël e përdor këtë gjithmonë për të marrë këto të ardhura.  

Anila Hoxha: Ato familjarë që janë në vështirësi ekonomike janë gati të shpikin një dhunë ekonomike, ta paqënë për të përfituar ndihmë ekonomike. Ju e keni konstatuar këtë gjë?

Adriatik Bocaj: Po, e kam konstatuar dhe çudia më e madhe kush është, se edhe burrat në mënyrë tepër të qartë thonë e kam dhunuar e kam rrahur. Por ligji 9669, në 2018 pësoi një ndryshim ku thotë se policia dhe prokuroria në të gjitha rastet që vihet për dhunë në familje, ankim që bëjnë njerëzit për dhunë në famije ka detyrë të fillojë çështjen penale, të fillojë hetimin. Në momentin që gruaja të shpjegon dhunën dhe ti shkon në shtëpi sepse ti je policia dhe konstaton dhunën e të gjitha, ti nuk ke nevojë të thuash do kallzim apo jo? Të dalin element të dhunës penale të dhunës në familje apo jo. Është tjetër gjë hetimi, por ti e ke për detyrë ta nisësh hetimin.