Showbiz

Grimieri i famshëm transformohet si Dua Lipa

Me siguri të gjithë keni dëgjuar për grimierin e njohur James Charles i cili prej vitesh ngarkon video në kanalin e tij në YouTube ku i mëson shikuesve se si të aplikojnë një make-up profesional.

I nxitur prej fansave të cilët kanë krahasuar ngjashmërinë e tij me këngëtaren Dua Lipa, ai vendosi të transformohej si ajo.

“Për shkak se më thonë gjithmonë se tiparet e fytyrës sime ngjasojnë shumë me Duan, sot do të transformohem si ajo” -tha ai në video e tij.

Artisti bëri një grim të detajuar frymëzuar nga një prej pamjeve të këngëtares në klipin më të ri “Physical” që përkon me projektin e fundit muzikor të lançuar nga 23-vjeçarja.

Pas një make-up-i me ngjyra të forta neoni dhe një parukeje me flokë gjysmë brune e gjysmë bionde, ngjashmëria e tranformimit të James me Duan është i frikshëm dhe gati gati i padallueshëm.