Një grua dërgoi në një bankë një person të vdekur për të firmosur një kredi në emër të tij. Gruaja e çoi kufomën me anë të një karrigeje me rrota dhe dyshohet se u përpoq ta detyronte atë të merrte një kredi në emrin e saj, ndërsa i mbante kokën lart. Stafi i bankës pyeti gruan se pse personi që do të firmoste ishte kaq i zbehtë.
Punonjësit e bankës filluan të filmonin çiftin dhe përfunduan duke thirrur një ambulancë dhe policinë, ndërsa ajo përdori dorën për të mbajtur kokën e të ndjerit dhe i tha: ‘Xhaxha, po dëgjon? Duhet ta firmosni. Unë nuk mund të nënshkruaj për ju”. Pamjet treguan gruan duke i thënë të vdekurit të kapte fort stilolapsin e tij ndërsa ajo e vendosi atë midis gishtërinjve dhe e inkurajoi të firmoste një copë letër në degën e bankës në Bangu, një lagje në zonën perëndimore të Rio de Janeiro.
Një punonjës banke që ishte dëshmitar i skenës i tha gruas: ‘Unë nuk mendoj se kjo është e ligjshme. Ai nuk duket mirë. Ai është shumë i zbehtë.’ Ajo u përgjigj: ‘Ai është i tillë’ para se t’i thoshte të ndjerit: ‘Nëse nuk je mirë, mund të të çoj në spital. Dëshiron të kthehesh sërish në spital?’
Ajo e nxiti atë: ‘Nënshkruaj këtu dhe mos më bëj me dhimbje koke’. Mjekët e ardhur në vendngjarje konfirmuan se pensionisti i ndjerë, Paulo Roberto Braga, 68 vjeç, kishte ndërruar jetë disa orë më parë. Gruaja që e futi në bankë, Erika de Souza Vieira Nunes, u arrestua në vendngjarje dhe i tha policisë se ajo ishte mbesa si dhe kujdestarja e tij.
Hetuesit po kontrollojnë kamerat e sigurisë brenda dhe jashtë bankës për të parë nëse familjari i Braga ishte vetëm apo me bashkëpunëtorët e dyshuar, mes dyshimit se mund të kishin të bënin me një mashtrim të organizuar. Shefi i policisë Fabio Luiz konfirmoi se Braga ishte i vdekur kur u fut në bankë.