Pjesa e errët, e fshehur, mbahet e mbuluar me mister automatikisht dhe me vitet që kalojnë bëjnë të shtohet kurioziteti publik. Sidomos kur bëhet fjalë për jetën e aktorëve, këngëtarëve, yjeve të ekranit, personazheve me ndikim absolut tek masa. Kjo e fundit shton kuriozitetin mbi atë çfarë nuk njeh, që përflitet dhe mbahet e fshehur deri në fanatizëm nga të famshmit e kësaj bote.
Historitë vazhdimisht janë të komplikuara dhe të ndërthurura, si në rastin kur një aktor është aq i lidhur me muzikën, një zhaner të saj, një grup apo një këngë, sa të mbahet mend apo përcaktohet si këngëtar. Është fjala për aktorët që bëjnë musical, protagonistë të filmave muzikor…
Ajo që do të lexoni sot është historia pak e njohur, e një ane të errët deri në skutat më personale e një emri brilant në kinema…ai është John Travolta. Është historia për një libër të mallkuar, një djalosh të sëmurë dhe protagonistin ikonë të “Etheve të së Shtunës Mbrëma”, Mr. Travolta.
Kënga “The One That I Want” që John Travolta dhe Olivia Newton këndojnë në “Grease”, është aq ikonë si këngë, sa filmi po aq kult i Travoltës në fund të viteve 70’ që percaktoi një kohë të konceptit kulturor mbi rininë e pas Woodstock-ut në SHBA. Për të mos folur si hit radiofonik që kur e dëgjon Travoltën duke kënduar as e beson që është ai, por kolona zanore e “Grease” mbeti një nga 100 këngët më të bukura të të gjitha kohërave.
Termi latin për këtë kategori artistësh që ishin një këmbë në muzikë e një në film, është ‘Musicareli’ dhe për mbarë botën e viteve 50-60, ata kanë qenë artistë për të cilët thyheshin dyert e sallave të koncerteve apo çaheshin kordonët e hekurt nëpër koncerte live, janë me qindra. Performues të bukur e tërheqës që bota ka njohur, siç ka edhe jo të pashëm e antipatikë fundja, diskografëve ata u shërbejnë thjeshtë për të publikuar ndonjë këngë teke duke u kthyer në sensacion momenti, apo të suportonin artistë të tjerë deri sa t’u shkëlqente ylli në industri. Rasti më tipik në të gjithë këtë përshkrim është Elvis Presly, kur këndonte “Jailhouse Rock” që kishte aktrimin dhe muzikën e përfshirë.
Rasti i filmit “Ethet e të Shtunës Mbrëma” ishte krejt tjetër nga stili i musical që Hollywood-i kishte afruar më parë, si për shembull “Blues Brother” si John Landis dhe John Belushit, apo “The Rocky Horror Picture Show” i Jim Harman.
Por “Ethet e të Shtunës” së Travoltës është një film i bazuar tek kërcimi. Natyrisht as i pari dhe as i fundit, sepse ka të tjerë si “Footloose”, “Flashdance”, apo “Dirty Dancing” që kanë lënë gjurmë në kinema. Por “Ethet”, flet për një grup djemsh me origjinë italiane, nga rrethinat e Brooklyn në New York, me prejardhje nga familjet e punëtorëve që frekuentojnë vazhdimisht diskotekat. Dhe mes tyre, më karizmatiku, më bukuroshi, ai që kërcen më mirë dhe kap më shumë femra, ishte Tony Manero. Ngjarjet zhvillohen në mes të viteve 70’ ku edhe stili i veshjes ishin këmisha, xhinse të gjera, xhaketa lëkure të mëdha, çizme në modë dhe modeli i flokëve i krehur fort pas kokës e me barseta të gjata, një lloj stili që sot po të shihje dikë do mendoje qe ka lënë veten pasdore, por që në ato vite ishte shumë në modë.
Producentit Robert Stigwood dhe regjisorit John Bedam, u lindi ideja të xhirojnë një film mbi fenomenin e diskotekave. Marrin spunto nga artikulli i një gazetari mbi ritet tribale në kërcimet e të rinjve dhe krijojnë një histori interesante që prek realitetin, siç është droga. Në qendër të filmit jeta e një djaloshi ‘macho’ dhe egzibicionist. Për ta realizuar këtë rol, regjisorit i vjen ndërmend një italo-amerikan që diku e kishte parë në një telenovelë të ngjashme me filmin e tij.
Vini Barberino jeton në SHBA, por nga emri kupton që rrënjët e familjes i ka italiane. Si të gjithë të rinjtë, ai çon jetën e tij përpara duke shkuar në një shkollë që i ka takuar të jetë plot me të rinj të kombësive të ndryshme, të gjithë emigrantë në Amerikë. Në klasë ai kishte hebrenj, portorikanë, afro-amerikanë, të gjithë me shumë pak dëshirë për shkollën. Por personazhi që godet dhe bën më tepër përshtypje është Vini. Dhe këtë personazh e interpreton një aktor krejt i ri në ato vite, i anagzhuar edhe më parë me role të vogla në kinema. Ai ështe John Josef Travolta.
Në shumë dëshmi dhe intervista të atyre kohëve, Travolta kur i rikthehej Barberino-s tregonte se rolin e mori shumë seriozisht dhe impenjimi ishte maksimal, pasi duke realizuar në maksimum atë që kishte marrë përsipër, shanset që t’i hapeshin rrugë të reja në film ishin të larta.
John është djali i vogël një familje italo-amerikane me 6 fëmijë, që jeton në New Jersey. I ati ishte një ish-lojtar beisbolli që punonte si takisist, ndërsa e ëma kishte patur një të shkuar si aktore dhe këngëtare në radio në të kaluarën, ndaj ishte ajo që brumosi diçka artistike tek fëmijët, sidmos tek John. Ky i fundit kishte një dëshirë të madhe të bëhej artist, ndaj e ëma e mëson të këndojë dhe të kërcejë tip-tap. E çojnë edhe në shumë kurse aktrimi dhe kur përfundon shkollën, e çojnë në New York ku nis karrierën artistike. Leksionet e të ëmës e ndihmuan menjëherë sepse gjeti punë në teatër, në një musical të Broadway të quajtur “Grease”, vendosur në vitet 50’. Megjithatë, Travolta kuptoi se nuk ishte New Yorku që mund t’i jepte dorë drejt kinemasë, ndaj shkon në Los Angeles ku nisi të angazhohej në role të vogla per film dhe TV, ku personazhet e tij gjithnjë vriteshin në fund, si më tipiku, filmi “Carrie” i Brian De Palma. Më pas roli i Vini Barbarino shtyn regjisorin John Badham, t’i propozojë rolin perfekt, atë të Tony Manero tek “Ethet e së Shtunës Mbrëma”. Sipas regjisorit, i ishte dukur i duhuri për filmin e tij, John Travolta i kishte të gjitha aftësitë.
Pra, musicali i famshëm me Olivia Netwon John, vjen një vit më vonë në 1978. Janë këto dy filma që e çojnë lart në sistemin e yjeve në ngjitje te Hollywood-it, duke e çuar që në moshën 24-vjeçare tek kandidimet per Oscar.
Por kjo qe do të lexoni tani është zbërthimi i një historie misteri që futet në jetën e këtij aktori, që karriera nisi t’i shkëlqente. Teksa xhironte këto dy filma në një kohë të shkurtër, Travolta paralelisht filloi të lexonte një sage librash të veçantë. Njëri prej tyre, në dukje i çuditshëm, që ia kishte dhënë një predikues diabolik, që merrej me rite satanike dhe fliste për mënyrën se si mund të komandohej një ushtri fantazmash. Ai tekst ishte baza e skenarit të filmit “The Devils Reing” me regji të Robert Fuest, ku luan edhe Travolta. Një film i dobët dhe shumë i kritikuar. Por mes shumë fantazmave të priftit diabolik ishte edhe vetë John Travolta. Por në cilën formë?
Libri në fjalë quhej “Dianetika, shkenca moderne e shëndetit mendor”, i L. Ron Hubartd. Ky është teksti themelor i Shëntologjisë, ku anëtarët e këtij sekti e cilësojnë bazën që u ka ndryshuar mendjen dhe pikëpamjen mbi besimin.
Ka patur gjithnjë kuriozitet publik se si Shëntologjia rreshtonte yje të filmit dhe muzikës. Se si p.sh. Tom Cruise shkatërroi martesën e tij me Nicole Kidman, që edhe pse nuk e pranoi kurrë ndikimin, të gjithë e dinë që nga ai sekt ia bënë trutë sallatë, sa që çifti nuk gjente më asgjë të perbashkët…por kjo është tjetër histori.
Mbetemi tek Travolta. Ai impresionohet tek ajo çka lexon në libër dhe bëhet anëtar i sektit në fjalë. Por gjithsesi në 30 vitet e fundit mbi këto devijime të besimit sikundër edhe për Shëntologjinë ka debate të mëdha sepse ndarja është e dukshme. Ka nga ata që e praktikojne si sekt, të tjerë si besim, shumë syresh qasje filozofike apo një mashtrim të madh të kohëve moderne. Shëntologjia është pranuar vetëm në SHBA dhe Australi ndërsa është ndaluar rreptësisht të operojë në Europë, Gjermani, Francë, vendet e ulëta e deri në Greqi.
Shëntologjia në SHBA konsiderohet një grup shumë i fuqishëm, aq sa trysnia dhe presioni që ushtron mbi pjestarët e saj shkon deri në skuta të paimagjinueshme. Thënë kjo, po citojmë Nicole Kidman që e provoi prej Tom Cruise me pak se një vit. Sipas saj lavazh i fortë truri por edhe linjë e fortë besimi.
Megjithatë edhe pse i përfshirë në këtë sekt, karriera e John Travolta vijon me ulje ngritjet e një ylli në Hollywood dhe ishte pikërisht ky momenti kur ai zhduket nga angazhimet profesionale deri në rikthimin me filmin ikonë të Tarantinos, “Pulp Fiction” apo edhe me filma të tjerë duke e kthyer në një prej emrave më të mirë të Hollywood-it.
Por edhe jeta e shumë adhuruar nga jashtë e aktorit yll të viteve 70-80, John Travolta ka anën e errët, disa aspekte të vështira e krejt misterioze. John nga martesa e tij e parë me aktoren Kelly Preston ka dy fëmijë, Jett dhe Ella Blue. Me ish-gruan ai bashkëpunoi për filmin “Beteja për Tokën”, mbi librin e L. Ron Hubartd, pra themeluesi i Shëntologjisë. Madje kaq shumë inisistoi Travolta që të realizohej filmi, aq sa u angazhua vetë në mbledhje fondesh që filmi të realizohej. Më pas si John ashtu dhe e shoqja morën disa çmime, Razies, pra anti Oscari për filmin më të keq. Travolta u martua me Kelly-n nëpermjet riteve Shëntologe. I biri Jett vdes në moshën 17-vjeçare nga një atak në zemer. Ngjarja e tmerrshme iu ndodh teksa ndodheshin me pushime në Bahamas.
Sipas mjekëve, i riu vuante nga sindroma Kawasaki, e cila i shkaktoi dhe anomali në zemër, por njerëzit e afërt me familjen nxorrën më pas një tjetër të vërtetë se Jett ishte fëmije me spektrin e autizmit dhe këtë, John Travolta e kishte mbajtur të fshehur sepse keshtu ia kërkonte feja, madje as nuk e kishte kuruar apo të kërkonin ndihmë në kohë, sepse e ndalonin Shëntologët…
Familjarët nxorrën më pas se njerëz të besimit, ku çifti bënte pjesë, i ndalonin të merrnin mjekë. Madje iu kishin mbushur mendjen se i biri mund të shërohej duke ndjekur një program meditimi mbi forcën dhe vullnetin.
Ajo që sapo lexuat është kaq e dëgjuar këtu, kur media ka raportuar se si njerëz e familje që u janë dhënë besimit në devijacione…tip jehovai, apo element spiritualist të budizmit, kanë refuzuar nga spitali, mjekun, transfuzionin e gjakut dhe kanë dëmtuar veten, familjarët dhe aq më keq, madje kriminale, kanë marrë në qafë fëmijët, sepse kanë vendosur për ta, kur shëndetin e kanë patur në fije të perit…sepse ua thoshte mendja dhe besimi…
Është shumë e qartë që karriera, emri, puna, paratë, aveniri i kujt do lidhet me shëndetin mendor sepse rrjedhimisht disa arritje nuk do ishin, por pikëpyetja mbetet kur pastaj kupton që besimi personal përmbys çdo logjikë pragamtike të jetës. Le t’i rikthehemi historisë së errët të Travolta. Familjarët që folën për rastin e djalit fatkeq, shumë shpejt mbyllën gojën dhe i ndalën deklaratat, sepse sekti natyrisht ishte më i fortë se ta. Sipas raportit të policisë, 17-vjeçari Jett ishte lënë vetëm në dhomë dhe pas një krize epilepsie në banjë, kishte përplasur kokën dhe ndaj gjeti vdekjen.
John dhe të afërmit e gjetën të shtrirë në dysheme dhe tentativat për ta risjellë në jetë dështuan. Por përveç fatkeqësisë qe i ndodhi, Travolta u përfshi edhe nga kërcënimet e njërit prej mjekëve të urgjencës që kishte fakte të rënda kundër tij dhe mund t’ja mbyllte gojën vetëm me 2 milion dollarë në këmbim. Për vdekjen nis një proces i gjatë dhe i dhimbshëm investigimi ku Travolta pranoi se i biri ishte i prekur nga autizimi. Mes shumë disfatash, përfshirë edhe martesën e shkatërruar, Travolta vendosi që të bënte filma dhe dhimbjen ta kanalizonte në punë.
Por stili i jetës që ndoqi Travolta më pas, nuk i la më asgjë nga imazhi i një ‘rock star’-i të viteve 70’ kur këndonte “Stayn Alive” me BeeGees. Travolta bëri komedi, dramë, aksion, thriller, rolet e tij janë plot. Ama kritikët e kinemasë thonë se John, një aktor i jashtëzakonshëm dhe njeri i ndjeshëm, ka realizuar mjeshtërisht rolet negative. Personazhet e këqinj i ngjitën shumë. Energjitë negative ai i nxirrte vetëm në këtë formë.
Çdokush në jetë përpiqet që të gjejë pika referimi në situata normale apo edhe të vështira. John Travolta nuk është i vetmi që e gjeti në këtë sekt që sot e ka zgjeruar fuqishëm influencën në botën e artistëve, të cilët disa syresh janë vendosur në qendër të kritikave sepse besimi i verbër, u ka shkatërruar, jetën, familjen dhe karrierën, duke i dhëne një anë të errët jetës së tyre që shkëlqen kur e sheh nga larg…