Showbiz

I njohur për rolin e famshëm Dr.House, Hugh Laurie feston 60-vjetorin e lindjes

Të gjithë fansat e tij kanë kujtuar edhe një herë momentet më të rëndësishme të karrierës së Hugh Laurie i cili u bë i famshëm në serialin televiziv Dr.House.

Aktori i famshëm britanik Hugh Laurie ka festuar ditën e kaluar ditëlindjen e tij të 60-të dhe fansat online kanë kujtuar me shumë dashuri momentet kur ai mori përsipër rolin e Dr. Gregory House.

Për këtë interpretim të tij aktori u vlerësua me “Golden Globe” në vitin 2006 dhe 2007.