Showbiz

I sëmurë me Covid-19, aktori amerikan humb ndjenjat në skenë

Aktori i komedisë dhe moderatori i CNN, D.L. Hughley u konfirmua pozitiv me Covid-19 pasi humbi ndjenjat gjatë një shfaqjeje live në Nashville.

57-vjeçari ishte në një gjendje të dobët fizike pas orëve të zgjatura në punë po nuk kishte asnjë shenjë të virusit.

Me anë të një postimi në Instagram D.L. Hughley tha se ishte asimptomatik dhe nuk ka patur asnjë shqetësim sa i përket Covid-19.