Showbiz

Ilda Bejleri tashmë si aktore, prezanton rolin e saj të parë filmik

Moderatorja e famshme e “Gigitalb” e cila vetëm pak javë më parë korri shumë sukses me projektin e saj të parë dhe shumë emocionues “Kthimi i Dallëndysheve”, tashmë ka marrë përsipër një tjetër projekt.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, ajo ka njoftuar se është pjesë, për herë të parë si aktore, në filmin italian “Rimetti a noi i nostri debiti”.

Ky film i cili do të shfaqet në “Netflix” dhe “Digitalb” është me regji të Antonio Morabito, që tregon historinë e Guidos (Claudio Santamaria), që mundohet të ecë përpara në jetë.

Ilda është shumë e emocionuar që ka qenë pjesë e këtij projekti, për të kjo është një eksperiencë e veçantë për të cilën ndihet me fat dhe po e shijon në maksimum.