Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

“Si muhabete gjimnazi…”/Çfarë mendimi kanë Vilma Masha dhe Ilda Bejleri për çiftin Ilnisa-Meriton?!

Mbrëmjen e sotme të ftuara në emisionin “Big Brother Radio” kanë qenë Vilma Masha dhe Ilda Bejleri për të diskutuar dhe për të dhënë një mendim ose opinion në lidhje me dinamikat dhe lojën e banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Gjatë spektaklit të së martës, banorët kanë patur debate të forta me njëri-tjetrin. Një prej tyre ishte debati mes Ilnisës dhe Rikes. Kjo e fundit ka shpërthyer ndaj gazetares pasi dëgjoi ofendimet dhe fyerjet që ishin bërë ndaj saj. Kritika pati dhe nga banorët e tjerë dhe opinionistët të cilët e kanë quajtur të papranueshëm fjalorin të cilin ajo ka përdorur ndaj Rikes.

Por, pas përfundimit të mbrëmjes, në kohën që janë shtrirë për të fjetur, Ilnisa është përlotur për shkak të komenteve që mori në Prime. Meritoni i është afruar për ta ngushëlluar duke i dhënë dhe puthjen e parë në buzë. Çfarë mendimi ka Vilma për çiftin Ilnisa-Meriton?

Unë prisja ndonjë çift tjetër me thënë të drejtën dhe ndonjë puthje tjetër. Aty tek Romeo i kisha shpresat. Meritoni me Ilnisën më duken si këto muhabetet e gjimnazit. Të pëlqej po të kam shok pastaj nuk të pëlqej pastaj do fejohemi, do ndahemi.

Ilda ka shtuar më tej se:

Tani ka ndryshuar, nëse më para ishte i gjithë ai zhvillimi, loja dhe në fund fare bëheshin çift pastaj kur dilnin ka pasur raste bëheshin edhe me fëmijë. Tani i kemi të gjitha brenda tre muajve, ti lidhesh për dy javë, zihesh dy javët e tjera pastaj edhe divorcohesh në fund. Ka ndryshuar komplet stili i lidhjeve.