Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Ilir Dushkaj zbulon gjithçka për eksperiencën e tij në ‘DWTS’ dhe rrëfen nëse u tregua juria e drejtë me të apo jo!

I ftuar ditën e sotme në “Pardon My French” ishte mjeshtri i koktejleve dhe ish- konkurrenti i “DWTS”. Fatkeqësisht, rrugëtimi i Ilir Dushkaj përfundoi shumë shpejt dhe ai u skualifikua në natën e dytë të spektaklit. Menjëherë pas kësaj eksperience, ai vjen në një intervistë ekskluzive për TAR.

Fillimisht, Iliri na tregoi si e mori ai ftesën dhe çfarë emocionesh i fali kjo eksperiencë.

Isha shumë i nderuar të isha pjesë e kësaj patente. Kur ma kërkuan isha ‘wow’. Thashë ‘jo’ sepse nuk di të kërcej, por pastaj u mendova. Ishte gallatë, shihja veten time thoja nuk jam unë. Telefonata e parë ishte nga produksioni, isha në Vermosh kur më telefonuan. Unë shkova me pushime dhe kisha kohë të mendoja. Aty ndihesha i vogël. Duhet ta shikosh veten nga poshtë, jo vetëm nga lart. Kjo më bëri të shikoj shumë gjëra ndryshe. 

Çfarë përfitoi Iliri nga ky spektakël?

Mora vetëm gjëra të mira nga ky program. Kur më pyesnin, thoja kam ardhur të humb kile. Humba 6 kile. Thashë kjo është një botë që nuk të përket, por më pëlqeu. Tani do merrem me kërcim, mendoj që mëson diçka të re.

Si një njeri i jetës së natës, Iliri njihet për marrëdhënien e tij me njerëz të famshëm, por si ishte raporti i tij me konkurrentët e tjerë VIP?

Vipat vijnë te ‘shtëpia ime’, i mirëpres. Aty ishim të barabartë. Nuk jam mësuar të jem i barabartë ndaj nuk më pëlqejnë kompeticionet.

Si ishte marrëdhënia e Ilirit me balerinën e tij në ‘DWTS’ Frenki Ziaj?

Me Frenkin u ndjemë shumë mirë bashkë. E gjetëm gjuhën e përbashkët. Frenki ka një aftësi në të shpjeguarin e gjërave dhe durim. Në prova kam qenë shumë më mirë, por publiku, juria, kamerat, m’u kthyen në presion.

A mendon Iliri se ishte i drejtë largimi i tij në këtë pikë nga spektakli?

Nuk është se ishte dikush më keq sesa unë. Ia lë fajin vetes, kam mundësi të bëj më shumë. 

Po juria, si mendon Iliri dhe partnerja e tij, Frenki a japin pikë të merituara?

Iliri: Nuk dua të kontestoj jurinë fare. Juria duhet ta shikojë si shkon në evolucion. Ndër ata të katërt, njëri është profesionist. Kur ishte Kledi i pari të tjerët shihnin atë. Pikët ishin të kuptueshme. 

Frenki: Më i padrejti ishte Armandi me Dalinën dhe më i sakti Kledi.