Showbiz

Ish-bashkëshortja e Chester Bennington merr gjysmën e pasurisë së Linkin Park

Pas ndarjes nga jeta të yllit të muzikës rrok Chester Bennington, gjykata e Los Angeles i jep të drejtën ish-bashkëshortes së tij të përfitojë gjysmën e pasurisë së grupit Linkin Park.

Samantha Olit e cila ka qenë e martuar me artistin e ndjerë mes viteve 1996-2005 fillimisht ka kërkuar 500 mijë dollarë për sigurinë e jetës së djalit të tyre Draven ashtu siç i takon ligjërisht por ama ka marrë më shumë se aq.

Ajo tani do të ketë gjysmën e pasurisë së grupit “Linkin Park” për shkak të së drejtës që mban mbi muzikën e tyre. Ish-bashkëshortja tjetër e Chester, Talinda e cila ka rolin e shefes ekzekutive të pasurisë së Linkin Park ka pranuar të ndajë paratë e saj me Olit.