Showbiz

Ja si ka arritur Tristian Thompson të tradhëtojë 5 herë Khloe Kardashian

Zbulimi i tradhëtisë se basketbollistit Tristian Thomson ishte një tronditje e madhe jo vetëm për Khloe por për të gjithë klanin Kardashian-Jenner si edhe për publikun e gjerë.

Të tradhëtosh e të lëndosh partneren tënde e cila është pak javë larg lindjes u kthye në një debat të gjerë televiziv në shumë media të huaja dhe ditët e fundit është zbuluar se si Tristian arriti t’ja dredhë 5 herë pa u kuptuar.

Një burim pranë tij ka treguar për “Daily Mail” se lojtari i NBA kontaktonte femra të ndryshme duke u shkruajtur në Instagram. Ai pëlqen femrat e huaja ekzotike, me të pasme të mëdha të cilat nuk flasin mirë anglisht dhe nuk mund t’ja zbulojnë sekretin.

Menjëherë pasi lënë vendin e takimit Tristian sigurohet që i ka fshirë mesazhet dhe këto veprime u përsëriten derisa ai u kap mat në një klub nate e më pas në një hotel.

Pas lindjes së parakohshme të vajzës së saj True, Khloe ka dëbuar partnerin e saj nga shtëpia e tyre në Ohio dhe ende nuk ka marrë një vendim se çfarë mbiemri do të mbajë vogëlushja e saj.