Celebrities Film & Tv Showbiz

Ja si zgjedh që ta mbështesë Regé-Jean Page shokun e tij Jamie Dornan!

Së fundmi aktori i njohur Regé-Jean Page ka mbështetur shokun e tij të zemrës, aktorin Jamie Dornan të enjten duke marrë pjesë në një nga shfaqjet e filmit të tij ‘Belfast’. Ylli i serialit të njohur me ‘Bridgerton’, ishte i ftuar edhe nomrmalisht që pozoi me shokun e tij Dorman dhe aktoren Caitríona Balfe, në eventin, i cili u organizua nga Eddie Redmayne në The Londoner.

Ndërsa vetë Eddie ishte gjithashtu i pranishëm, atij iu bashkuan edhe një nga aktorët më të dashur të publikut Tom Hiddleston dhe regjisori i ‘Belfast’, Kenneth Branagh, i cili e bazoi filmin në përvojën e tij në Irlandën e Veriut në fillim të viteve 1960.

Tom shkëlqeu teksa u ribashkua me regjisorin Kenneth, i cili bëri debutimin e tij si Loki në filmin  e vitit 2011. ‘Belfast’ është historia gjysmë-autobiografike e Kenneth-it që është fokusuar në Irlandën e Veriut në fund të viteve ’60.

Është faturuar si kronika e jetës së një familjeje të klasës punëtore dhe fëmijërisë së djalit të tyre të vogël gjatë telasheve në ‘Belfast’. Filmi nuk është një biografi e drejtpërdrejtë e fëmijërisë së Kenneth, dhe është përqëndruar tek Jude Hill që ka marrë rolin kryesor me emrin Buddy. Jamie Dornan, luan rolin e babait të Buddy-t në filmin e ri, me yllin e ‘Outlander’, Caitriona Balfe, e cila ka marrë rolin e nënës. ‘Belfast’ do të dalë në Shtetet e Bashkuara me date 21 nëntor dhe në Mbretërinë e Bashkuar më 25 shkurt.

Rikujtojmë se së fundmi aktori Page i është shtuar kastit të një filmi thriller ende të paidentifikuar, i cili do të mbërrijë në ‘Netflix’ në një të ardhme shumë të afërt. Lajmet për yllin e Bridgerton, fillimisht u bënë të njohura për publikun përmes ‘The Hollywood Reporter’, i cili vuri në dukje se aktori do të shërbente gjithashtu si producent ekzekutiv në projektin i cili akoma nuk është bërë i ditur titulli.

Detajet nga projekti aktualisht po mbahen sekret nga publiku. Përveç projektit të ardhshëm, Page aktualisht do të shfaqet edhe në disa projekte të tjera të mëdha filmike. Interpretuesi është duke pritur publikimin e veprës thriller dhe aksion ‘The Grey Man’, i cili u drejtua nga vëllezërit Russo.