Celebrities Gossip Showbiz

“Jam super e dashuruar!”/Egla Ceno ndan detaje nga partneri i saj: “Do e marr kollovar…”

Që prej hyrjes së saj në “Big Brother VIP 3”, Egla Ceno është bërë një nga personazhet më të përfolur të shtëpisë. Teksa përflitet ajo që aktorja bën brenda shtëpisë, nuk mungojnë diskutimet edhe për jetën e saj private, për të cilën ajo nuk flet shumë. Më herët ajo ka deklaruar se ishte e dashuruar jashtë shtëpisë, por pa dhënë detaje për partnerin.

Mbrëmjen e kaluar, ajo ka ndarë më shumë, teksa ka thënë se ndihet rehat me partnerin e saj, duke shtuar se ai jeton me prindërit e tij. Në një bisedë me Julin në oborr, Egla u shpreh:

Jam shumë e lumtur, shumë e qetë, shumë e shërbyer, çfarë të them unë ty…

Megjithatë Juli dhe banorët e tjerë që ndodheshin aty duket se nuk janë mjaftuar me kaq dhe kanë vazhduar ta pyesin?

Juli: A është inxhinier, arkitekt, çfarë bën në jetë? 

Egla: Merr frymë…

Juli: Merr frymë. Pra ekziston. 

Egla: Dua të dëgjoj pak Julin se ke informacion…

Juli: E gjeta që është inxhinier?

Egla: Jo duhet të kesh informacion sepse po pyet gjithë kohës. 

Megjithatë, pas ngacmimeve të shumta të Julit, Egla u shpreh:

Jam super e dashuruar, jam super rehat dhe nuk dua të flas më asgjë. Jeton me prindërit. Ka mundësi ta marr kollovar.