Celebrities Gossip Showbiz

Jessica Alba feston sot 41-vjetorin!

Jessica Alba është një aktore dhe sipërmarrëse amerikane shumë e dashur dhe me një karrierë të suksesshme. Bukuroshja hyri në botën e televizionit në moshën 13-vjeçare me “Camp Nowhere” dhe “The Secret World of Alex Mack” dhe që atëhere ia ka dalë mbanë të ndërtojë një karrierë të suksesshme.

Ndërkohë bukuroshja ka lindur në Pomona në Kaliforni në 28 prill të vitit 1981 dhe ditën e sotme ajo feston 41-vjetorin. Alba njihet gjithashtu për aktivizmin e saj dhe bamirësitë e shumta.

Megjithatë jo vetëm për aspektin profesional, por Alba ka tërhequr vëmendjen edhe me pamjen e saj të mrekullueshme ndër vite. Ajo nuk ka zhgënjyer në fotosesione të ndryshme vërtet të mrekullueshme. Më poshtë ju njohim me disa nga fotot më tërheqëse të Alba ndër vite.

Alba është rritur në një familje katolike, por e la kishën sepse siç u shpreh nuk e ndjeu veten të pranuar për pamjen e saj. Bukuroshja ka marrë shumë çmime për aktrimin gjithashtu ndër vite. Epo me siguri Jessica Alba nuk na ka treguar ende asgjë akoma. Padiskutim fansat presin me padurim foto nga ditëlindja e saj, ku të tregojë se si bukuroshja e festoi këtë ditë të veçantë.