Celebrities Gossip Showbiz

Kejvina Kthella surprizon në BBV: “Mezi pres të bëhem nënë!”

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

E teksa debatet për punët e shtëpisë apo strategjitë e ndryshme mbizotërojnë në shtëpinë e BBV, shpeshherë banorët flasin edhe për të kaluarën e tyre, duke përmendur njerëz e ngjarje dhe duke përshkruar emocionet e tyre, duke na bërë kështu t’i njohim më mirë ata.

Ata ndajnë me njëri-tjetrin, por edhe me publikun historitë e tyre personale duke na bërë kështu të dimë më tepër për personazhet publike më të komentuar të momentit. Ishte pikërisht Kejvina ajo që ka shprehur dëshirën për t’u bërë nënë së shpejti. Në një bisedë në orët e vona të natës, Kejvina ka treguar se dëshiron të bëhet nënë, por i mungon partneri i duhur.

Mezi pres të bëhem nënë. Duhet të gjej partnerin tamam se meshkuj ka plot po nuk ka profesionistë… Një herë kur mendoj si ka ardhur jeta them ta bëj një fëmijë me njërin e ta rris vetë…