Showbiz

Këngëtari i njohur infektohet me COVID-19

Një tjetër vip i shtohet listës së personave të njohur me COVID-19. Këtë herë bëhet fjalë për një reper mjaft të dashur për publikun dhe është Genc Prelvukaj, i cili ka ndarë lajmin e hidhur se është i infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Genci në një status në Facebook, ai shkruan:

“Pas gati një vit kujdes, masa mbrojtëse dhe shmangie sa më shumë nga kontaktet me njerëz, për fat të keq, pas disa shqetësimeve shëndetësore i jam nënshtruar testimit të Covid-19, me ç’rast kam rezultuar pozitiv! Përkundër shqetësimeve jo të vogla shëndetësore, këtë betejë kam vendosur ta fitoj sa më parë.”

I urojmë shërim të shpejt Gencit dhe gjithë të tjerëve të kenë sa më shumë kujdes.