Music

Këngëtari i njohur italian Albano Carrisi anulon koncertin e ndërrimit të viteve!

Këngëtari i njohur italian, Albano Carrisi, së fundmi nuk do të jetë i pranishën në Petruzzelli të Barit për natën e ndërrimit të viteve pasi është infektuar me koronavirus. Ai ka folur për “Corriere Della Sera” duke shprehur se:

Kam marrë tre dozat e vaksinës si dhe vaksinën kundër gripit po ashtu. Tani jam në shtëpi me fëmijët e mi. Nuk mund ta shpjegoj as vetë si u infektova. I kam bërë të tri vaksinat, të fundit e bëra më 6 dhjetor si dhe atë kundër gripit.

Megjithatë ai tha se do të kishte kënduar edhe në gjendjen që është, por shton se rregullat duhen respektuar. Ndërkohë, artisti u shpreh besimplotë se në mars do të udhëtojë për turneun e tij në Shtetet e Bashkuara. Carrisi, njëherësh edhe me shtetësi shqiptare u shpall person i rrezikshëm për sigurinë kombëtare në Ukrainë.

Ministria e Kulturës e futi këngëtarin në listën e zezë të 147 personave të rrezikshëm për sigurinë kombëtare. Shkak është bërë miqësia e shprehur e Albano Carrisi me Presidentin rus Vladimir Putin. Fama e Albano-s arriti kulmin në vitet 90 në Shqipëri dhe hiti i tij “Felicita” u bë refreni i preferuar i shumë shqiptarëve. Herë pas here Albano ka dhënë koncerte dhe shfaqje në Shqipëri.