Showbiz

Khloe Kardashian përzë nga shtëpia tradhëtarin Tristian Thompson

Teksa fansat i luteshin që të ndahej nga partneri i saj tradhëtar, Khloe Kardashian lajmëroi se e kishte falur dhe se bija e quajtur True do të mbante mbiemrin e tij.

Mesa duket Khloe ka ndryshuar mendje dhe ka vendosur të marrë këshillat e familjes së saj dhe të fansave.

Ylli i “Keeping up with the Kardashians” ditën e sotme ka vendosur të largojë partnerin e saj Tristian Thompson nga shtëpia e tyre në Cleaveland.

Basketbollisti i “NBA” është kapur mat duke e tradhëtuar partneren e tij e cila ishte shtatzënë. Për shkak të traumës që ajo pësoi nga ky lajm kaloi në lindje të parakohshme megjithatë vogëlushja True gëzon shëndet të plotë.

Në internet ende qarkullojnë video të Thompson ku shfaqet duke u puthur e duke shkuar në hotel me të paktën 5 vajza të tjera.