Celebrities Gossip Showbiz

Kjo video e Gjikos me të bijën na i bëri ‘sytë zemra’!

Gjiko është nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe mund të themi shumë i pëlqyer nga publiku. Së bashku me partneren e tij, Elita Rudi gjithmonë kanë arritur të jenë në vëmendjen e mediave.

Artisti shpesh poston foto dhe video nga jeta e tij e përditshme, e pak më parë na ‘i ka bërë sytë zemra’ me anë të një video ku shfaqet duke puthur vogëlushen e tij e padyshim ky moment kaq i veçantë na ëmbëlsoi ditën.

Para vetëm dy ditësh, Gjiko publikoi bashkëpunimin e tij të parë për këtë sezon veror me Big Bang dhe reperin Buta. ‘Tento’ ka arritur afro 400 mijë klikime deri më tani në platforën YouTube.