Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Kush është Alyce Huckstepp, e dashura e Jamie Foxx dhe mbështetësja e tij më e madhe?

Gjendja shëndetësore e Jamie Foxx ka qenë një nga lajmet kryesore të showbiz-it gjatë kësaj vere, aktori vuante nga një sëmundje misterioze prej të cilës u detyrua të shtrohej në spital dhe humbi javë të tëra xhirime në projektet e tij në fushën e kinematografisë. Megjithatë, ai është mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe nga familja e tij, duke përfshirë të dashurën e tij, Alyce Huckstepp, e cila është bërë mjaft e rëndësishme në jetën e tij.

Dyshja u panë së bashku për herë të parë në muajin gusht, edhe pse shumë dyshojnë se ata janë takuar përpara shfaqjes së parë publike. Një burim i tha revistës PEOPLE se Huckstepp është një partnere ideale dhe ajo e ka ndihmuar Foxx-in shumë që pasi ai është rikuperuar nga problemet e tij shëndetësore.

Huckstepp ka lindur në Australi, por ka qenë rezidente në SHBA për një kohë të gjatë dhe Page Six raportoi se ajo ishte bashkuar me Foxx në një udhëtim në Cabo gjatë fundjavës së Ditës së Punës. Dyshja ecën krah për krah dhe u mbajtën për dore në plazh. Që atëherë, ata janë parë së bashku në Los Angeles, me një fotograf që ka kapur edhe momentin kur ata shkëmbejnë një puthje.Burimet kanë sugjeruar gjithashtu se dyshja kanë udhëtuar së bashku që kur Foxx u sëmur në muajin prill.

Para kësaj, ata u panë së bashku në një Jet Ski, si dhe në një jaht luksoz gjatë një udhëtimi në rivierën franceze në mars të vitit 2023. Pavarësisht këtyre detajeve të çiftit, pothuajse asgjë nuk dihet për Huckstepp si person, karriera e saj dhe se si ajo dhe Foxx u takuan përpara se të bëheshin çift. Gjithashtu nuk e dimë saktësisht se sa kohë kanë që janë së bashku.