Showbiz

Lali Eri marton Salsano Rrapin dhe Palomën live në Top Albania Radio!

Një ditë e re, një emision i ri në Top Albania Radio pasi sot startoi rrugëtimin “Ndryshe” me Salsano Rrapin, Palomën dhe Dj Vini. Programi që do t’u sjellë të qeshura pa fund të martave tuaja, nisi me një të ftuar shumë special.

Bëhet fjalë për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili në të vërtetë ishte ai i cili na solli surpriza të shumta në studio që askush nuk i priste duke dalë jashtë parashikimeve. Me shumë pozitivet dhe energji Erion Veliaj erdhi në studion e transmetimit të Top Albania Radio-s me një tortë të madhe me ngjyrat e flamurit skuadrës së futbollit të Tiranës në të cilën shkruhej emri i emisionit, “Ndryshe”.

Por nuk u ndal me kaq, Lali Eri, solli një orkertër në studio duke ndezur atmosferën më këngë trandicinale Tiranase apo siç do të thoshte ai, Tironse. Sakaq, diçka krejtësisht e papritur ndodhi në studio, Kryetari i Bashkisë ‘martoi’ Salsanon dhe Palomën live në Top Albania Radio pasi kjo është një nga ato detyra të cilat ai i zbaton me shumë kënaqësi.

Sigurisht e gjitha kjo ishte në kuadër të humorit, si simbol i inagurimit të emisionit të ri në radion më të dashur të shqiptarëve. Si i ftuari i parë i këtij sezoni të “Ndryshe”, sot në TAR ndryshimin e solli Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj. Ai na argëtoi me batutat e tij duke ndarë disa histori që nuk i kishim dëgjuar më parë dhe gjithashtu eksperienca të çuditshme që vetëm një Kryetar Bashkie mund të përjetojë.