Aktualitet Celebrities

Lamtumirë Lina Wertmuller, mbretëreshë e komedisë italiane!

Shuhet në moshën 93-vjeçe, Lina Wertmuller, zonja me syze të bardha. Regjisorja, protagoniste e rëndësishme e kinemasë italiane ka vënë firmën në komedi që kanë hyrë në histori si “Mimì metallurgico ferito nell’onore”, “Pasqualino settebellezze” e “Travolti da un insolito destino nell’azzurro mare d’agosto”. Në vitin 2019 u vlerësua me çmimin Oscar të karrierës.

Arcangela Felice Assunta Wertmüller von Elgg Spanol von Braueich, por për të gjithë Lina Wertmuller, lindi në Romë më 14 gusht 1928, bijë e një avokati me origjinë zvicerane dhe nëne nga Roma. Ishte e para grua e kandiduar për Oscar në kategorinë e regjisë më të mirë, për “Pasqualino Settebellezze” në vitin 1977.

Pasi studioi për teatër, në botën e kinemasë hyri falë miqësisë së madhe me Flora Carabella, dikur shoqe shkolle dhe më pas u bë bashkëshortja e Marcello Mastroiannit. Flora e nxiti të frekuentonte Cinecittàn, si edhe e prezantoi me të madhin Federico Fellini, me të cilin punoi si asistente regjisore në filmin “La dolce vita”.

Artistikisht, Lina Wertmuller u konfirmua duke “vjedhur” sekrete të mjeshtrave të mëdhenj si Giorgio De Lullo e Garinei e Giovannini, duke punuar për ekranin e madh e të vogël. Suksesi i arritur ishte i qëndrueshëm dhe filmi i fundit daton 2004-ësn “Peperoni ripieni e pesci in faccia”, me Sophia Loren e Frank Murray Abraham. Ndërkaq, me skenografin Enrico Job ndau jetën bashkëshortore e profesionale, që zgjati deri në vitin 2008 kur Job u nda nga jeta. Bashkë ishin prindër të një vajze, Maria Zulima.