Showbiz

Live From Tirana/ “Mbledhje e Jashtëzakonshme në Parlament”, regjisorja Elma Doresi tregon përse nuk duhet humbur kjo komedi

Në Live From Tirana mëngjesin e sotëm i bëmë thirrje të gjithë dëgjuesve se në Teatrin e ri të Komedisë “Roland Trebicka” do të vijë një shfaqje që nuk duhet humbur.

Regjisorja e njohur Elma Doresi ishte e ftuara jonë speciale e cila zbuloi shumë detaje rreth shfaqjes së saj më të re të quajtur “Mbledhje e Jashtëzakonshme në Parlament”.

E shkruar në vitet ’80 nga Ray Cooney por shumë aktuale edhe për situatën e sotme politike, shfaqja ka një qendër një Ministër i cili vendos të ‘rrëshkasë’ nga mbledhja e Qeverisë për të ngrënë një darkë me Sekretaren e Parlamentit.

Elma rrëfeu se “Mbledhje e Jashtëzakonshme në Parlament” do të vijë si premierë më 14 shkurt, me një kast fantastik aktorësh mes tyre emra shumë të njohur si; Dritan Borici, Rozana Radi, Klodian Hoxha, Alban Musa, Ajlin Petrela, Lorenc Kaja, Jorida Meta dhe Aldion Matarangasi.