Celebrities Gossip Showbiz

Lorenc Hasrama zbulon shenjën e horoskopit të njeriut të zemrës: “Është Luan”!

I ftuar mbrëmjen e sotme në Big Brother Radio ka qenë ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Lorenc Hasrama. I prezantuar në këtë format si këngëtar, humorist dhe një ndër personazhet më energjikë të programit. Ai sot ka zbuluar në Top Albania Radio më shumë rreth lojës së tij brenda BBV por edhe detaje në lidhje me karrierën dhe projektet e tij.

Çfarë nënkupton me pjesën ‘nuk kam luajtur’?

E kam fjalën për këto strategjitë në kuadër të lojës. Unë mendoj që gjithsecili në fund të ditës tregon veten e vet. Përmes Big Brother unë kam dashur që njerëzit që s’më njihnin të më njohin.

Si ishte eksperienca jote 1-mujore në Big Brother?

Ishte një eksperiencë e bukur dhe kishte emocione të forta. Unë ec me parimin që nuk do të merret njeri me hallet e mia dhe më pëlqen të qesh edhe kur jam i mërzitur. Fati im i mirë ka qenë që kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me banorët në përgjithësi kështu që besoj se kam dalë i lumtur nga ky program.

Çfarë mund të na thuash për marrëdhënien tënde me Vis Pupën?

Visin e kam pasur mik që jashtë. Aty  brenda shumë njerëz që s’më njihnin mendonin që isha këngëtar dasmash, por unë jam më shumë këngëtar modern. Me visin na ka puqur muzika shumë, unë e kam shum qejf humorin dhe Visi është humorist tipik.

Cilat ishin gjërat që të shqetësonin brenda shtëpisë?

E para të lante gjithsecili pjatën e vet. E dyta këto debatet e krijuara kështu nga hiçi, bëjmë debat këtë javë që të rrimë në shtëpi. Unë isha në nominim dy herë dhe po njësoj isha.

Si po shkon marrëdhënia jote jashtë?

Mirë jemi. Unë jam shumë njeri privat tek kjo pjesë. Por po ju them që unë jam shenja e Ujorit dhe ajo është një Luan.