Botë e Çuditshme

Loz shah pa ndërprerje për 58 orë, nigeriani shënon rekord të ri botëror!

Një kampion nigerian i shahut ka luajtur pa ndërprerje për 58 orë duke shënuar kështu rekord të ri botëror. Tunde Onakoya shpreson që me anë të përpjekjes në New York për rekord të ri botëror të mbledhë rreth një milion dollarë për arsimimin e fëmijëve në Afrikë.

Bëhet e ditur se ai kaloi kufirin e lojës prej 58 orësh, duke e mposhtur rekordin aktual prej 56 orësh të vendosur në vitin 2018. Megjithatë, Guinness ende nuk ka komentuar publikisht për përpjekjen e Onakoyas. Kjo pasi ndonjëherë duhen javë të tëra që organizata të konfirmojë një rekord të ri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Gift of Chess (@thegiftofchess)

Siç raportohet, Onakoya luajti kundër kampionit amerikan të shahut, Shawn Martinez, me një muzikë afrikane në sfond që i argëtonte spekatorët. Ndërkaq, nigeriani është edhe drejtor i organizatës bamirëse Chess të Afrikës e cila synon të mbështesë arsimimin e të paktën një milion fëmijëve më të varfër të kontinentit.