Celebrities Gossip Showbiz

Luiz Ejlli tregon pengun nga dasma e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj!

Ditën e sotme, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me një ceremoni martesore në Toscana, Itali. Përgjatë ditëve të fundit ky lajm ka ngjallur shumë kureshtje në media për fustanin e nusërisë, detaje lidhur me organizimin e padyshim të ftuarit.

Luiz Ejlli nuk ka qenë pjesë  e dasmës së Arbanës dhe Eduardit, kjo për shkak të disa koncerteve që ai ka zhvilluar në SHBA. Ama nuk mungoi një video mesazh nga ana e Luizit për ta, ku ka treguar edhe pengun e  vetëm që ka nga dasma, se nuk do të shohë reagimin e Arbanës kur ta pyesin nëse do ta marrë për burrë Eduartin, duke improvizuar suspancën e “Big Brother Vip” në momentin e eliminimeve.

Ama ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen ka qenë një koment i ndjekëses së tij, të cilën Luizi nuk e ka anashkaluar aq lehtë.