Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

Marvel zbulon kastin e filmit të ri të ‘Fantastic Four’ në ditën e Shën Valentinit!

Marvel Studios gjeti një mënyrë interesante për të zbuluar kastin e saj për një film të ri “Fantastic Four”. Duke e shpallur lajmin në ditën e Shën Valentinit në Instagram, u zbulua se Pedro Pascal, Vanessa Kirby, Ebon Moss-Bachrach dhe ylli i “Stranger Things”, Joseph Quinn do të luajnë në film. Në mbishkrimin e postimit shkruhej:

Gëzuar Ditën e Shën Valentinit nga Familja e Parë e Marvel! Pedro Pascal, Vanessa Kirby, Ebon Moss-Bachrach dhe Joseph Quinn janë Katër Fantastikët.

Pascal do të luajë Reed Richards (Mister Fantastic) udhëheqësin e grupit, Kirby do të luajë Sue Storm (Gruaja e padukshme) dhe Moss-Bachrach do të luajë rolin e Ben Grimm (The Thing). Quinn do të luajë Johnny Storm (The Human Torch). Kastet e mëparshme të “Fantastic Four” në filma nga 2005, 2007 dhe 2015 luajtën Jessica Alba, Ioan Gruffudd, Chris Evans, Michael Chiklis, pastaj Michael B. Jordan, Miles Teller, Kate Mara dhe Jamie Bell. Filmi i ardhshëm do të drejtohet nga Matt Shakman. “The Fantastic Four” del në kinema më 25 korrik 2025.

Ju rikujtojmë se pas përfundimit të SAG-AFTRA, është koha për t’u rikthyer në sheshxhirime. Protesta 118-ditore bëri që disa filma në të gjithë Hollywood-in të shtyjë dhe të vonojë datat e tyre të publikimit, por mos u shqetësoni, ato pritet të publikohen nga momenti në moment. “Deadpool 3” i Marvel do të publikohet më 26 korrik 2024, në vend të 3 majit 2024. Filmi i katërt “Captain America”, i titulluar “Brave New World”, do të publikohet tani më 14 shkurt 2025 dhe jo në korrik 2024 siç ishte planifikuar më parë.